Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim në kuadër të nismës për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.
Pas një takimi në selinë e LDK-së, Osmani nuk ka dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e diskutimeve, duke theksuar se takimi me Abdixhikun nuk ishte i vetmi që ka zhvilluar.
“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm”, tha ajo.
E pyetur për nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, Osmani tha se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e tillë.
“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, deklaroi ajo.
