Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë rrahur një 17-vjeçare.
Sipas Top Channel, rasti është shënuar më 8 qershor, ndërsa në bazë të raportimeve, tre vajzat të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.