Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e Presidentit

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Në zyrën e Presidentit të Kosovës, përveç figurave të njohura kombëtare si Nënë Tereza, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, tashmë është vendosur edhe portreti i veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi.

Vendosja e figurës së Demaçit është vërejtur gjatë takimeve të fundit të ushtruara nga presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ku në mesin e figurave historike kombëtare tashmë është përfshirë edhe një figurë tjetër e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, ajo e Adem Demaçit

Adem Demaçi njihet për angazhimin e tij të gjatë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe për qëndrimin e tij kundër represionit jugosllav, për çka kaloi rreth 28 vjet në burgjet politike të ish-Jugosllavisë.

Të ngjashme