Dogana e Kosovës merr pjesë në Seminarin e 9-të të Kimistëve Doganor Evropian në Suedi

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Sektori i Laboratorit të Doganës së Kosovës, nga data 01 – 03  korrik 2026, mori pjesë në Seminarin e 9-të Kimistëve Doganor Evropian të organizuar nga Rrjeti Evropian i Laboratorëve Doganor (CLET), të organizuar nga Directorate – General for Taxation and Customs Union (DG TAXUD) në bashkëpunim me Doganën Suedeze si mikpritës i këtij aktiviteti në Stockholm të Suedisë.

Pwrmes, njw njoftimi nw faqen zyrtare nw rrjetin social Facebook, bwhet e ditur se seminari kishte për fokus zhvillimet dhe inovacionet në fushën e laboratorëve doganore si dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të laboratorëve doganorë në Evropë. Diskutimet dhe prezantimet theksuan rëndësinë e harmonizimit të praktikave laboratorike dhe forcimit të bashkëpunimit profesional ndërmjet administratave doganore.

Pjesëmarrja e Doganës së Kosovës ka kontribuar në prezantimin e aktiviteteve në fushën e laboratorit dhe konfirmon angazhimin e saj për zhvillimin e kapaciteteve teknike të Laboratorit Doganor, përputhjen me standardet evropiane dhe rritjen e cilësisë së analizave në mbështetje të zbatimit efektiv të legjislacionit doganor.

Të ngjashme