Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Eliminimi i Portugalisë nga Spanja në Kupën e Botës 2026 mund të ketë shënuar edhe fundin e një kapitulli historik në futbollin botëror.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendjen nuk e mori vetëm rezultati, por edhe momenti prekës mes Cristiano Ronaldos dhe talentit spanjoll, Lamine Yamal.

Pamjet e publikuara nga stadiumi tregojnë dy futbollistët duke ndarë një përqafim, ndërsa në një tjetër fotografi Yamali i vendos dorën në shpatull yllit portugez, në shenjë respekti për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin, Ronaldo u largua nga fusha me dinjitet, ndërsa tifozët e futbollit e panë këtë moment si simbol të kalimit të stafetës nga një brez te tjetri. Nga njëra anë qëndron legjenda që ka dominuar futbollin për më shumë se dy dekada, ndërsa nga ana tjetër një prej emrave që pritet të udhëheqë futbollin botëror në vitet e ardhshme.

Nëse ky ishte Botërori i fundit për Cristiano Ronaldon, atëherë u mbyll me një skenë që flet më shumë se çdo statistikë, respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit.

Pavarësisht rezultatit, emri i Cristiano Ronaldos mbetet i gdhendur në historinë e futbollit si një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë ky sport.

Të ngjashme