Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.
Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë 02.07.2026 rreth orës 08:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.
Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike [email protected].