Kryetari i komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum bahskëpuni me UNICEF-in, duke konkretizuar kështu angazhimin e tyre për një Prishtinë që kujdeset për çdo fëmijë.
Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se përmes këtij partneriteti do të forcojmë planifikimin, buxhetimin dhe shërbimet në arsim, shëndetësi e mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm.
Postimi i tij i plotë:
FËMIJËT NË QENDËR TË POLITIKAVE TONA 🤝
Sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me UNICEF-in, duke konkretizuar angazhimin tonë për një Prishtinë që kujdeset për çdo fëmijë.
Përmes këtij partneriteti do të forcojmë planifikimin, buxhetimin dhe shërbimet në arsim, shëndetësi e mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm.