Mbuloi gjoksin vetëm me duar: Charlize Theron, 50 vjeçe, nuk njeh kufij

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Hollywoodit befasoi fansat me pozën e guximshme, ndërsa më herët kishte folur hapur për jetën e saj intime dhe vetëbesimin që ka sot

Aktorja hollivudiane i ka befasuar fansat pasi publikoi një fotografi të re topless, ku gjoksin e zhveshur e mbulon vetëm me duar. Rrjetet sociale menjëherë u mbushën me komente dhe reagime.

Ylli i Hollywoodit, përmes kësaj fotografie, shfaqi pamjen e saj rinore para premierës londineze të filmit “The Odyssey”. Publiku është mësuar me paraqitjet e saj të guximshme në modë, por këtë herë aktorja duket se i ka çuar gjërat një hap më tej.

Në fotografi, Charlize pozon topless, ndërsa mbulohet pjesërisht vetëm me një çarçaf për të ruajtur intimitetin.

Flokët i ka të krehura prapa, ndërsa pamjen e fuqizon me buzëkuq të kuq të ndezur. Në fotografi ajo kthen kokën mbi supe dhe shikon në mënyrë joshëse drejt kamerës.

Kjo paraqitje vjen pasi aktorja më herët ka folur hapur edhe për jetën e saj seksuale, transmeton Telegrafi.

“Me siguri në jetën time kam pasur vetëm tri lidhje për një natë. Por së fundmi kam qenë me një 26-vjeçar dhe ishte vërtet e jashtëzakonshme. Nuk e kisha bërë kurrë më parë diçka të tillë. Mendova: ‘Kjo është fantastike. Në rregull.’”

Ajo ka folur edhe për faktin se sa e kënaqur është me jetën e saj seksuale tani që është 50 vjeçe.

“Tani kam një jetë seksuale që nuk e kam pasur as në të njëzetat, as në të tridhjetat. Kjo pjesë e jetës sime është vërtet emocionuese. Por nuk ndiej se më mungon një lidhje partneriteti”, ka shtuar aktorja.

Të ngjashme