Fermeri Tafë Çeku tregon pse publikoi lajmin për vajzën e Adriana Matoshit

Screenshot
Prishtinë | 07 Kor 2026 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Fermeri Tafë Çeku ka folur lidhur me përplasjen publike me deputeten e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Ai në një lidhje me t7 tha se kjo e fundit ka pretenduar se qumështi që prodhohet helmon fëmijët.

Debati nisi pasi Matoshi reagoi ndaj dyshimeve për qumështin Vita dhe kritikoi ashpër fermerët që protestuan, duke i quajtur “langarecë” dhe duke kërkuar inspektime, me arsyetimin se, në të kundërtën, mund të rrezikohet shëndeti i fëmijëve.

Si kundërpërgjigje, Tafë Çeku publikoi një dokument që lidhet me vajzën e Matoshit dhe tha se e bëri këtë për t’iu përgjigjur deklaratave të deputetes.

Çeku publikoi një dokument që lidhet me vajzën e deputetes, Kaona Sylejmani, për të cilin ai pretendon se dëshmon një ndalim të mëparshëm nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Të ngjashme