“anGjelus Novus” hapet sonte në Open Art Gallery në Prishtinë

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ekspozita “anGjelus Novus” e artistit Arianit Lakna, e kuruar nga Artrit Bytyçi, hapet sonte nga ora 19:30 në Open Art Gallery në Prishtinë.

Veprat e tij me lajtmotivin e gjelit mund të shikohen si bashkëbisedim me “Angelus Novus” nga Paul Klee, e sidomos me interpretimin e veçantë që ia bën Walter Benjamin. Mirëpo, “anGjeli i Ri” i Arianit Laknës shkon përtej:

Në “Zgjohu me Gjela” ai shfaqet në prapavijën e diellit duke lindur. Koka i lëvizë tek shikon punët e obligimet që vijnë nga e majta duke iu grumbulluar mbi një pirg të stërmbushur. Ndërsa, pirgu i obligimeve rrezikon të shembet e t’i përplaset mbi kokë, ai nuk pret zgjidhje prej tjerëve ngaqë veçse ia ka filluar punës, ashtu siç ia bën për çdo mëngjes.

Kështu, “anGjeli” është hyjn i ri që mishëron vlerat e një utopie të ndërtuar nga Arianit Lakna. Veprat e kësaj ekspozite shpalosin përditshmërinë përmes këtyre vlerave të reja./Klankosova.tv

Të ngjashme