Kryeministri serb drekë ambasadorëve të shteteve që s’e njohin Kosovën, iu thotë: Kurti do dëbimin e serbëve

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri serb, Gjuro Macut, ka shtruar sot drektë për ambasadorët e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Macut ka falendëruar këto shtete për qëndrimin që mbajnë ndaj pavarësisë së Kosovës, duke përmendur rendin ndërkombëtar e “integritetin territorial”.

Ai në këtë takim ka pretenduar se situata në Kosovë “është shumë serioze” dhe se “ka sulme të përditshme ndaj popullit serb”. Macut ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke kërkuar presion ndaj Kosovës për themelimin e tij. Siç ka pretenduar kryeministri serb “Kurti do dëbimin e serbëve nga Kosova”, shkruan Danas.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Marokut, Brazilit, Algjerisë, Kamboxhias, Iranit, Bosnjës dhe Hercegovinës, Argjentinës, Mianmarit, Indonezisë, Azerbajxhanit, Venezuelës, Tunizisë, Palestinës, Kubës, Federatës Ruse, Irakut, Kinës, Kazakistanit, Ganës, Bjellorusisë dhe Vatikanit.

Të ngjashme