Zendaya tërhoqi të gjitha vëmendjet me paraqitjen e saj elegante dhe artistike në premierën e filmit “L’Odyssee” nga Christopher Nolan.
Aktorja u shfaq me një fustan të bardhë haute couture, i cili kombinonte dantellën delikate me volumet dramatike të tylit, transmeton Klankosova.tv.
Dizajni skulpturor i veshjes krijoi një pamje përrallore, ndërsa detajet e hapura dhe prerja elegante i dhanë një prekje moderne dhe të guximshme.
Fustani i bardhë, atmosfera kinematografike dhe qëndrimi i sigurt i artistes krijuan një imazh që ndërthurte elegancën klasike me eksperimentimin modern të modës.
