Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati ka thënë se pas mbledhjes do të dalin me qëndrime rreth asaj se çka është diskutuar, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, duke folur për nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku, Ferati ka deklaruar se nuk ka shkarkim, por vetëm iniciativa demokratike.
“I kemi marrë qëndrimet, kemi marrë qëndrimet mbas mbledhjes besoj do të jemi të përgatitur me i marrë qëndrimet që dalin prej mbledhjes së kryesisë. Po takohemi me kryesinë, po takohemi me kryesinë për me dal me një qëndrim edhe me vendime për të cilat sigurisht dikush prej juve ka me u njoftuar mbas mbledhjes. Nuk e besoj, nuk e besoj që delegatët e LDK-së kanë me e shkarkuar kryetarin, s’ka pasur kurrë si praktikë. Edhe e kisha lutur edhe mediat edhe analistët edhe organizatorët besoj që me pasur kujdes qysh po i emërtojnë iniciativat që i kanë marrë. Nuk ka shkarkim, ka iniciativa demokratike, të cilat njerëzit kanë drejtë me i marrë edhe me u vazhduar me një procedurë deri sa të mbërrijnë me i finalizuar, nëse mbërrijnë”, tha ai.
Ferati, ka thënë se në mblehdje do të diskutojnë çështjet që për LDK-në, janë temë.
“Tash kjo është supozim, ky është supozim, supozimeve nuk u besoj unë, mirëpo çka është e mira është që LDK-ja i ka institucionet e saja dhe në këto institucione merren vendimet. Kemi me diskutu të gjitha çështjet çka janë temë për LDK-në, po duhet edhe për të tjerat. Besoj që unë e kam kuptuar, ajo çka e thashë që nuk është praktikë e LDK-së prej themelimit deri më sot edhe vazhdoj me besu edhe me pas bindje që s’kanë me krijuar një precedent të tillë të lëvizjeve, sidomos situatave për të cilat s’kanë nevojë, për një LDK të fortë besoj që qëndrime të tilla do të dalin edhe prej mbledhjes së kryesisë edhe besoj shumë që njerëzit, një pjesë e njerëzve që janë pjesë e kësaj iniciative të cilët kanë, sot e 37 vjet që merren me aktivitet në LDK kanë një thirrje të qartësisë edhe të mendjes edhe me i ul një farë forme këto tensione që i kanë ngritur gjatë këtyre ditëve, se besoj që të njëjtit kanë drejtë si sekretar me kërkuar edhe prej ju medieve që me i kontribuar uljes së tensioneve, jo secilit deklarim të këtij lloji t’i jepet sa të këtij asaj vendi”, tha ai.
Sipas tij, anëtarësimin në LDK dhe përkatësinë e LDK-së, nuk e përcakton as ai, e as Abdixhiku.
“Anëtarësimin në LDK edhe përkatësinë e LDK-së nuk e përcakton as unë, as Abdixhiku, njerëzit janë në LDK pse i kanë bindjet në LDK, normalisht që mbeten në LDK dhe po besoj shumë që kanë me e vazhduar aktivitetin për aq sa kanë vullnet edhe për aq sa kanë energji në kuptim të fizikut edhe të mendjes. Pozitat që i kanë si kryetar degësh sigurisht që do të mbesin kryetar degësh deri në zgjedhjet e rregullta të LDK-së edhe po besoj shumë që LDK-ja ka me vazhduar me e respektuar ciklin e rregullt të organizimit të zgjedhjeve të të gjitha të cilin e ka bërë edhe në kohë lufte kur kemi qenë, do të thotë edhe për jetë, e lëre më tash që jemi në liri edhe në mundësinë më të madhe që me e ndërtuar demokracinë më moderne e më të mirë të mundshme, edhe për LDK-në e aq më tepër për Kosovën. Po besoj që në situata të tilla kanë shumë rëndësi mendimet personale, si LDK funksionon me institucionet e saj, sot është takimi i kryesisë, mbas kryesisë dikush del edhe sigurisht që i interpreton qëndrimet e mbledhjes edhe në raport me takimin me Kurtin edhe me temat e tjera për të cilat keni nevojë me u qartësuar”, tha ai.
