Në selinë qendrore të PDK-së po mbahet sot takimi i Kryesisë së kësaj partie që drejtohet nga Bedri Hamza.
Kjo mbledhje vjen pas ftesës që iu ka shkuar partive opozitare nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve.
Ilmi Reçica ka thënë se për këtë çështje do të ketë një vendim dhe qëndrim pas mbledhjes.
“Tash e kemi mbledhjen e Kryesisë. Do të marrim një qëndrim. Pas mbledhjes së Kryesisë do ta kemi një qëndrim të qartë, të cilin do ta prezantojë ose kryetari, ose dikush nga anëtarët e Kryesisë”, tha ai.