Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në veri të Francës gjatë festimeve për kualifikimin e kombëtares franceze në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pas fitores ndaj Marokut në çerekfinale.
Sipas raportimit të Le Parisien, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Aulnoye-Aymeries, në veri të Francës.
Bazuar në të dhënat paraprake, adoleshentja po festonte në pjesën e pasme të një kamioni, kur u rrëzua dhe më pas u shtyp nga mjeti.
Mediat franceze bëjnë të ditur se kamioni po përdorej për një paradë festive dhe kishte disa persona në bord.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sipas burimeve pranë hetimit, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.