I gjendet kokainë gjatë kontrollit, arrestohet një person në Kaçanik

Prishtinë | 11 Kor 2026 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi dyshohet se është kapur me substancë narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 00:40, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 9.27 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Kaçanik 10.07.2026-00:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 9.27 gr kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme