Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Llazicë në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjërit prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi). Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, bëri të ditur Elezaj.