Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë kushtuar familjes dhe vlerave që kanë më shumë rëndësi në jetë.
Në postimin e tij, këngëtari shkruan se jeta i ka dhënë shumë arsye për të luftuar, por edhe arsyen më të bukur për të jetuar.

Ai thekson se çdo arritje merr kuptim vetëm kur ndahet me njerëzit e dashur.

“Kurora më e bukur e një burri nuk është fama, por familja”, është një nga mesazhet e forta të ndarë nga Ejlli, i cili shton se në fund nuk mbeten titujt apo suksesi, por njerëzit që të thërrasin “babi” dhe “zemër”.
Postimi i këngëtarit ka marrë vëmendje dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar fjalët e tij për familjen dhe dashurinë në ditën e lindjes.