Era Istrefi ka marr sërish vëmendje në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku shfaqet duke shijuar një moment relaksi në një jaht, nën rrezet e diellit.

Në imazhet e publikuara, Era duket plot stil dhe energji verore, e veshur me bikini dhe me një pamje që reflekton atmosferën e pushimeve.
Me flokët e lëshuar dhe aksesorët që kompletojnë paraqitjen e saj, artistja ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.
Postimin ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “zhest vibin”, duke përcjellë një atmosferë të qetë dhe pozitive. Fotografitë kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar stilin dhe paraqitjen e këngëtares.
Era Istrefi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, ndërsa çdo paraqitje e saj në rrjetet sociale tërheq interes të madh nga publiku.