Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të izoluar flakët

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte.

Siç shkruan, Euronewsal, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e tokës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Të ngjashme