Kryesuesi i KPK-së, z. Arian Gashi, priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në fokus të takimit ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në kuadër të procedurave penale, thuhet në njoftim.
Palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.