25-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se sulmoi gjyshen dhe tentoi ta godasë gjyshin me shishe

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Një 25-vjeçar është arrestuar në një fshat të komunës së Shtimes, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe më pas ka kanosur familjarët, njofton Policia.

Sipas komunikatës, rasti ka ndodhur të martën, më 22 korrik 2026, rreth orës 12:00, pas një mosmarrëveshjeje, kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë.

Rreth një orë më vonë, sipas policisë, ai ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, i cili nuk ka pësuar lëndime.

Policia bën të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme