Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një nga personat e lënduar në aksidentin e trafikut që kishte ndodhur më 17 korrik në Mitrovicën e Jugut ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:15, kur një drejtues i automjetit, shtetas i Kosovës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes, ishin lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjere.

Më 22 korrik, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë.

Të ngjashme