Violeta Mulaku-Lika, bashkëshortja e të ndjerit, policit Muhamet Lika, ka nisur dëshminë e saj në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku ka folur për zhvillime dhe detaje që lidhen me rastin ndaj të akuzuarve.
Gjatë dëshmisë së saj, Violeta ka treguar për raportin e Muhamet Likës me personat e akuzuar, duke përmendur se ai i kishte rrëfyer asaj për raste që i kishte përcjellë gjatë punës së tij.
Ajo ka përmendur ndër të tjera rastin e shpërndarjes së fletushkave në Kaçanik për mosfestimin e Vitit të Ri, si dhe një rast tjetër të dhunimit, për të cilin ka deklaruar se ishte ndjekur nga Muhamet Lika.
Sipas dëshmisë së saj, Muhameti e kishte informuar më herët për këto raste dhe për zhvillimet që lidhen me personat ndaj të cilëve po zhvillohet procedura gjyqësore.