Nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor më 25 korrik në vitin 2021.
Siç bën të ditur ambasada, në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqësuesi special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Genc Metaj, prefekti i Qarkut Brod-Posavinë, Danijel Marushiq, zëvendëskryetarja e Bashkisë së Sllavonski Brodit, Martina Martiq Puaca, familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, si edhe qytetarë të shumtë.