Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit.
Përmes një postimi, Haradinaj tha se lajmin për humbjen e jetës së Hasanramajt e ka pranuar me dhimbje të madhe, duke shprehur solidaritet me familjen në këto momente të rënda.
“Në këto momente të vështira për familjen Hasanramaj, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre të madhe. Shpendi ishte një njeri i respektuar dhe humbja e tij është goditje për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasanramaj dhe miqve të të ndjerit, duke lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje.