Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës s’duhet që të lejojnë kthimin e gjyqtarëve serbë që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Bajqinovci ka përmendur me emër kreun e KGJK-së dhe ka thënë se Rrustem Thaqi dhe anëtarët e tjerë duhet të deklarohen publikisht që s’do të lejojnë, ose sipas Bajqinovcit, veprimi ndryshe do të ishte “nën presionin e Vuçiqit”.
“ Anëtarë të KGJK-së e kanë para vetes nesër votimin për gjyqtarët serb që kishin dhënë dorëheqje.
Këta gjyqtarë NUK duhet të lejohen të kthehen më, dhe për këtë vendosin 10 gjyqtarë shqiptarë, dhe 1 serbe.
Kryetari i KGJK-së Rrustem Thaqi dhe çdo anëtar aty duhet të deklarohet publikisht që kjo nuk duhet të lejohet! Do t’ishte shkelje me vepru ndryshe, ose më mirë thënë nën presionin e Vuçiqit.”