“Nxehet” debati, përplasen analistët në televizionin kosovar

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin “Këndi i Debatit”, analistët Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj u përfshinë në një debat të tensionuar, duke shkëmbyer replika të forta gjatë diskutimit.

Përplasja verbale mes analistëve ka degjeneruar në momentin kur Mustafë Kadriaj, i cili fillimisht tentoi të largohej nga studioja, është kthyer prapa dhe i është vërsulur fizikisht Nexhmedin Spahiut.

Për t’i bërë ballë këtij sulmi të papritur, Spahiu ka kapë një gotë ujë në tryezë.

Situata e tensionuar ka shtyrë regjinë e emisionit të ndërpresë menjëherë pamjet nga studioja.

Të ngjashme