Haradinaj kujton Adem Demaçin: Shqiptar i pamposhtur që frymëzoi breza të tërë

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi, duke e cilësuar si një figurë të pamposhtur dhe frymëzim për breza të tërë shqiptarësh.

Në një mesazh të publikuar, Haradinaj tha se Demaçi ishte një shqiptar që nuk njihte frikë dhe as zbrapsje, duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar.

Sipas tij, Adem Demaçi ishte frymëzim në çdo rrethanë historike, përfshirë edhe brezin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët, siç u shpreh ai, kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.

“Adem Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai shprehu mirënjohje për figurën e Demaçit, duke shkruar: “Mirënjohës përjetë, Baca Adem!”.

Të ngjashme