Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në fshatin Duboc, me rastin e 15-vjetorit të rënies së tij heroike.
Përmes një postimi, Idrizi bëri të ditur se me homazhet e zhvilluara u nderua me respekt të thellë sakrifica e Enver Zymberit për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.
Pas homazheve, ai së bashku me bashkëpunëtorë vizitoi edhe familjen Zymberi, ku shprehu mirënjohjen dhe respektin për sakrificën e heroit, duke theksuar se emri i Enver Zymberit do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në historinë e shtetit të Kosovës.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari Idrizi u shpreh: “Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymberi!”