Me rastin e përvjetorit të kalimit në amshim të Adem Demaçit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ishim të bekuar që e patëm.
“Bacën Adem do kujtuar sa herë ka dyshime, vështirësi dhe sfida për shtetin, shtetësinë, rrugën e Kosovës dhe kombit”, ka shkruar Lladrovci në një postim në Facebook.
Në fund, ai ka shkruar se “na mungon shumë thjeshtësia, guximi, qartësia dhe largpamësia e tij. Të bekuar që e patëm!”