Lidhjet me familjen dhe miqtë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e trurit

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Lidhjet me familjen dhe miqtë e afërt janë një nevojë themelore për shëndetin psikologjik, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit dhe mirëqenien mendore.

Sipas studimeve, koha e kaluar me njerëzit e dashur aktivizon sistemin e shpërblimit në tru, ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e oksitocinës, hormonit që forcon besimin dhe lidhjen emocionale.

Po ashtu, marrëdhëniet e ngushta ndihmojnë në rregullimin më të mirë të emocioneve, rrisin ndjenjën e sigurisë dhe kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies mendore.

Ekspertët theksojnë se për trurin, familja dhe miqtë e afërt nuk janë vetëm burim emocionesh pozitive, por një element i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit psikologji.

Të ngjashme