“Pushka e parë e Lirisë”, nesër nis Festivali Mbarëkombëtar në Podujevë

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Për dy ditë radhazi, Shoqëria Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti” ne Podujevë, organizon Festivalin mbarëkombëtar “Pushka e Parë e Lirisë” – Edicioni III. Në këtë festival pritet të marirn pjesë rapsod dhe shoqata kulturore e artistike nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga diaspora.

Njoftimi i plotë:

30 & 31 Korrik 2026
Ora 19:00
Sheshi “4 Dëshmorët” – Podujevë

Për dy net me radhë, Podujeva do të jetë vatër e kulturës sonë kombëtare, ku do të bashkohen rapsodë, ansamble dhe artistë nga të gjitha trojet shqiptare për të nderuar figurën e Heroit Zahir Pajaziti dhe për të promovuar këngën burimore, traditën dhe frymën atdhetare.

Ju mirëpresim të gjithëve! Le ta mbushim sheshin me këngë, kulturë dhe dashuri për atdheun.

Mirë se vini në Festivalin “Pushka e Parë e Lirisë” – Edicioni III!

Të ngjashme