Kërcënimet e “Severna Brigada” ndaj zyrtarëve institucionalë, policia nis hetimet

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna Brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.

Sipas raportit policor, më 28 korrik 2026, përmes një rrjeti social janë bërë kërcënime ndaj zyrtarëve institucionalë.

“KRYERJE E VEPRËS PENALE TERRORISTE  Zubin Potok  28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme