Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kalendarin e aktiviteteve për shënimin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, e cila këtë vit zhvillohet me moton “Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e çmuar për jetën!”.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe informuese, me qëllim promovimin e përfitimeve të ushqyerjes me qumësht gjiri dhe mbështetjen e nënave gjatë kësaj periudhe.
Ministria e Shëndetësisë ftoi qytetarët dhe institucionet përkatëse që të bëhen pjesë e aktiviteteve të planifikuara, duke vënë në pah se “Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e çmuar për jetën!” mbetet mesazhi kryesor i fushatës së këtij viti.
