“M’i pat dërgu disa këngë të albumit” – Tayna me shkrim emocionues për Rinesën

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën humbi jetën artistja Rinesa Qeriqi, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Për vdekjen e saj pati reagime të shumta, nga vetë Ministria e Kulturës, e deri te shumë kolegë të saj.

Edhe Tayna ishte një prej artisteve që reagoi publikisht dhe tregoi një moment emocionues kur Rinesa ia kishte dërguar disa këngë të albumit të saj.

“M’i pat dërgu disa këngë të albumit të vet me zgjedh, edhe e mbaj mend sa shumë jom mahnit. Krejt ditën kom kcy me ato këngë edhe e kom falënderu që ma ka ndreq ditën”  – shkroi ndër tjerash.

Tayna shtoi se “ajo u kon ni botë në vete”. 

Të ngjashme