Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Mjetet e para ushtarake të prodhuara në Shqipëri kanë dalë në testim, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e industrisë ushtarake vendase. Pamjet u publikuan nga kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se automjetet janë prodhuar sipas standardeve të NATO-s dhe i janë dorëzuar Forcave të Armatosura.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Sipas kreut të qeverisë, kompania Timak Defence synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ndërsa ka lidhur tashmë marrëveshje me 30 vende për eksportin e mjeteve dhe produkteve të tjera ushtarake.

Sipas kryeministrit deri në vitin 2028 ushtria shqiptare synon të pajiset plotësisht me mjete dhe sisteme sipas standardeve të NATO-s, nga automjetet e lehta deri te pajisjet

Të ngjashme