Përfundon asfaltimi i segmentit nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi i Stadiumit në Malishevë

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që çon në Stadiumin e Qytetit.

Kastrati ka thënë se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se sot kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin rrugor nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që shpie në Stadiumin e Qytetit”, ka shkruar Kastrati.

Sipas njoftimit të tij, segmenti rrugor do të hapet për qarkullim nga ora 20:00, ndërsa fillimisht do të lejohet kalimi i mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.

Kastrati ka bërë të ditur se nga e marta, 4 gusht 2026, në ora 07:00, qarkullimi do të lejohet edhe për mjetet mbi 3.5 tonë.

“Ky investim përmirëson infrastrukturën rrugore, rrit sigurinë në trafik dhe lehtëson qarkullimin e automjeteve”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari i Malishevës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.

“Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Vazhdojmë me punë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Kastrati.

Të ngjashme