Ukraina godet dy rafineri ruse të naftës

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria e vendit ka goditur dy rafineri ruse nafte në sulme me “rreze të gjatë veprimi”.

Zelensky ka njoftuar se janë goditur rafineritë në Bashkortostan dhe Yaroslavl. Në Yaroslavl, mbi qytet janë parë re të mëdha tymi të zi.

Guvernatori rajonal rus i Yaroslavl-it, e ka cilësuar këtë si “sulmin më të madh të kryer ndonjëherë nga dronët armiq”, duke thënë se janë shkatërruar 93 dronë, por depozitat e naftës janë goditur nga mbetjet që kanë rënë.

Në mbarë Rusinë, ushtria thotë se ka kapur dhe shkatërruar 605 dronë ukrainas në rajone të ndryshme, përfshirë Yaroslavl-in, raporton AP.

Ukraina ka ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës ruse gjatë javëve të fundit, përfshirë rafineritë dhe depot.

Ndërkohë në Ukrainë, autoritetet kanë njoftuar se tre persona janë vrarë në një sulm me dron rus në një zonë banimi, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën në një stacion treni.

Të ngjashme