Aksident në aksin Gjilan-Koretishtë, katër persona të lënduar

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe si pasojë e tij, përveç dëmeve materiale, kanë pësuar lëndime trupore dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Të ngjashme