Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ‘‘fatmirësisht’’ në çastet vendimtare, Albin Kurti, nuk e ka udhëhequr vendin, por Hashim Thaçi.
Çitaku ka thënë se imagjinohet sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në, shpalljen e pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Postimi:
Ka momente në histori kur vendimet e një njeriu përcaktojnë fatin e një kombi.
Imagjinoni sikur ky i pari në fotografi të kishte vendosur për UÇK-në, për shpalljen e pavarësisë apo për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në momentet vendimtare të shtetndërtimit.
Fatmirësisht, në ato çaste vendimtare, Kosova e kishte Hashim Thaçin.
Të presim me padurim, President!