Përleshje në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, 6 policë nën hetim D

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Pas incidentit me dy të dëmtuar në burgun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hequr nga ky burg dy të dënuar.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre, Aldo Gjini, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë.

Në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri.

Policia e Fierit, së bashku me Prokurorinë, po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve, që u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj. Janë marrë në pyetje gjashtë policë të burgjeve që ishin në detyrë, nga të cilët pritet që katër të pezullohen gjatë javës së vjen, si të dyshuar se neglizhuan rregullat e sigurisë.

Në kamera duket Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini që lëvizin nga njëri sektor në sektorin e Brajovic, mbasi këtij të fundit i ishte komunikuar nëse i priste apo jo për kafe.

Më tej, tre të burgosurit u takuan me njëri-tjetrin duke u përqafuar dhe u zhvendosen në një ambient tjetër ku nuk ka kamera.

Por për pak minuta, nga dëshmia e marrë Brajovic, thuhet se ai u sulmua me një send të improvizuar si armë e ftohtë. I burgosuri i thotë policisë që po heton se ia rrëmbeu armën Jurgenit dhe me të iu kundërpërgjigj.

Hetimet po vazhdojnë ende për të zbuluar nëse është incident banal apo i porositur./TCh

Të ngjashme