Ish-banorja e “BBVK” Sasa Hoda ka zgjedhur fjalë të veçanta për të uruar mikeshën e saj, Hygerta Sako, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sasa i ka dedikuar Hygertës një mesazh të ndjerë, duke shprehur mirënjohjen për praninë e saj në jetën e saj, shkruan Indeksonline.
“Jam me fat që je në jetën time. Të uroj nga zemra të mirat e botës! Do të mbetesh gjithmonë e veçantë për mua, Hygji ime. Të dua shumë”, shkruan Sasa në urimin e saj.
Në fund, ajo ka shtuar edhe një dedikim me humor, duke shkruar: “PS: Koha për ty ka ndaluar”, duke e shoqëruar mesazhin me tag-un e Hygerta Sakos.
Urimi i ngrohtë tregon edhe një herë marrëdhënien e afërt mes dy figurave të njohura, ndërsa mesazhi i Sasës ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
