10 orë ‘luftë’ me flakët, zjarri i afrohet shtëpive dhe shkollës në fshatin Orenjë të Librazhdit

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke u afruar deri pranë banesave dhe godinës së Shkollës së Mesme të Bashkuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke detyruar zjarrfikësit dhe banorët të ndërhyjnë për të mbajtur zjarrin larg zonës së banuar.

Dhjetëra banorë u janë bashkuau përpjekjeve për shuarjen e flakëve, ndërsa dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë kanë punuar për izolimin e vatrave.

Zjarri ka përfshirë rreth gjysmë hektari me barishte, shkurre dhe bimësi, raporton Euronews Albania.

Rreziku ishte i madh, pasi flakët po përparonin në drejtim të banesave dhe shkollës. Pas afro dhjetë orësh përpjekje, zjarri është shuar plotësisht.

Të ngjashme