Tottenham Hotspur ka bërë një lëvizje të fuqishme për transferimin e Savinhos, duke i ofruar Manchester Cityt plot 100 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.
Sipas raportimit të gazetarit brazilian Cahê Mota, oferta e Tottenhamit përputhet me shumën që Manchester City kishte kërkuar fillimisht për 22-vjeçarin.
Megjithatë, pavarësisht ofertës së majme, City tani po mban një qëndrim shumë më të fortë dhe nuk dëshiron ta lejojë lehtësisht largimin e lojtarit.
Savinho, në anën tjetër, thuhet se është i vendosur të largohet nga “Etihad” dhe dëshiron transferimin te Tottenham. Situata është komplikuar edhe më tej pasi braziliani nuk mori pjesë në stërvitjen e së enjtes.
Megjithatë, për mungesën e tij në stërvitje është raportuar edhe se arsyeja mund të ketë qenë sëmundja, duke e bërë situatën ende të paqartë.
Tottenham e ka ndjekur Savinhon prej më shumë se një viti dhe tashmë ka bërë një ofertë që përputhet me vlerën fillestare të vendosur nga Manchester City. Megjithatë, “Spurs” duhet të bindin klubin e Pep Guardiolës për ta finalizuar marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar.