Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar edhe sot një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe, sipas saj, të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.

“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar Çitaku.

Ajo e ka akuzuar Kurtin se po mban peng shtetin dhe institucionet për interesa politike e individuale.

“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake!”, ka deklaruar Çitaku.

Të ngjashme