Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Prishtinë | 22 Gus 2026 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë Fitore Pacolli, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me komunat përfituese të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Sipas Pacollit, projekti parasheh ndërtimin, rindërtimin dhe rinovimin e shtëpive për 773 familje në 21 komuna të Kosovës.

“Me një vlerë prej 37 milionë euro, projekti do të zbatohet në 21 komuna dhe pritet të përfitojnë 773 familje.

Nga e hëna do të nisim të nënshkruajmë memorandumet e bashkëpunimit me komunat përfituese dhe menjëherë do të filloi së zbatuari projekti.

Dora e shtetit do të ndjehet tek ata që kanë më së shumti nevojë dhe para së gjithash ky projekt është investim në dinjitet, siguri dhe mirëqenie të qytetarëve tanë.

Ne po ndërtojmë politika sociale që vendosin qytetarin në qendër dhe sigurojnë që askush të mos mbetet pas”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme