Britania ‘mburojë’ e mbrojtjes për Ballkanin, Loshaj: Kosova mirëpret çdo bashkëpunim

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Hulumtuesja nga QKSS, Jeta Loshaj ka folur rreth rëndësisë së Britanisë së Madhe sa i përket sigurisë në Kosovë e Ballkan.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo tha se çdo lloj bashkëpunimi me Britaninë duhet të mirëpritet nga Kosova, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarëdo bashkëpunimi me Britaninë e Madhe është më se i mirëpritur për shkak se historikisht kanë dëshmuar se janë një aleat shumë i besueshëm i Kosovës. E dimë që zhvillimet që kanë cenuar fushën e sigurisë në Kosovë, kanë ardhur si paralajmërim pikërisht nga disa politikane nga Britania e Madhe. Kështu që ideja e Britanisë së Madhe për të shërbyer si një mburojë e mbrojtjes për këtë rajon, është më se e mirëpritur”, u shpreh Loshaj.

Të ngjashme