Kuçovë / Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar të një 24-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.
Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /TCh/