Janë publikuar pamje nga arrestimi i 45-vjeçarit Florjan Dalladaku, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij dhe ka plagosur rëndë të atin në Lushnjë.
Bazuar në pamjet e publikuara në mediat shqiptare, 45-vjeçari shihet duke u nxjerrë nga vetura nga një numër i shtuar i zyrtarëve policorë, derisa më pas e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.
Ndërkohë, motivi i kësaj ngjarje të rëndë mbetet i paqartë pavarësisht pretendimeve se autori ka probleme shëndetësore.